Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente.
Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë – “Operalia”, do të mbahet për herë të parë në Bullgari. Organizator i edicionit është kompania e produksionit e Sonja Jonçevës. Sopranoja bullgare fitoi konkursin saktësisht 15 vjet më parë, në skenën e Skalës së Milanos.
Tenori legjendar spanjoll Plácido Domingo, i cili themeloi konkursin 33 vjet më parë, do të kryesojë jurinë prestigjioze dhe do të dirigjojë pjesën kushtuar interpretimit të zarzuelës. Bashkëorganizator i ngjarjes është Orkestra e Filarmonisë së Sofjes.
Të gjitha raundet e konkursit do të mbahen në sallën “Bullgaria”, dhe maestro Najden Todorov do të dirigjojë koncertin gala të fundit, raporton BTA.
Mësoni më shumë për aktivitetet e përbashkëta të Sonja Jonçevës dhe Plácido Domingo në Bullgari nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/SY11 Events
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..
Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..
Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..
Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti..