Këshilli i Sigurimit i Këshillit të Ministrave diskutoi për zonën e paralajmërimit të shpallur nga Federata Ruse në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.
Në mbledhjen në Kuvendin Popullor u diskutua edhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese në lidhje me veprimet e Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë. Bëhet fjalë për përfundimin e derogimit për përpunimin e naftës ruse nga rafineria Lukoil.
Me këtë rast u morën vendime për përgatitjen e raporteve për ndikimet e mundshme për sigurinë kombëtare që mund të jenë pasojë e miratimit të projektligjit të paraqitur.Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..