Këshilli i Sigurimit i Këshillit të Ministrave diskutoi për zonën e paralajmërimit të shpallur nga Federata Ruse në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi.
Në mbledhjen në Kuvendin Popullor u diskutua edhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese në lidhje me veprimet e Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë. Bëhet fjalë për përfundimin e derogimit për përpunimin e naftës ruse nga rafineria Lukoil.
Me këtë rast u morën vendime për përgatitjen e raporteve për ndikimet e mundshme për sigurinë kombëtare që mund të jenë pasojë e miratimit të projektligjit të paraqitur.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..