Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.
Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.
Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që përfshiu 35 qytete evropiane, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Numërimi Evropian i të Pastrehëve”,..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..