Tre bullgarë - Orlin Rusev, 45 vjeç, Biser Xhambazov, 41 vjeç dhe Katrin Ivanova, 31 vjeçe, janë arrestuar në Britaninë e Madhe me akuzën e spiunazhit për Rusinë. Arrestimet u kryen në shkurt, raportoi BBC. Bashkatdhetarët tanë janë akuzuar se kanë dokumente personale me “përmbajtje të dyshimtë” – false. Mes tyre janë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera të Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Francës, Italisë, Spanjës, Kroacisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Republikës Çeke. Tre të akuzuarit u arrestuan nga anti-terroristët në Londër. Rusev ka pasur lidhje biznesi me Rusinë. Ai u transferua në ishull në vitin 2009. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Rusev ka një biznes lidhur me përgjime dhe më parë ka punuar si këshilltar në Ministrinë Bullgare të Energjisë.
Xhambazov ka punuar si shofer për spitalet lokale, dhe Ivanova - si asistente në një laborator privat. Ata janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar rreth 10 vjet më parë dhe kanë krijuar një platformë sociale bullgare atje, me qëllim të ndihmës së bashkatdhetarëve tanë në Londër me kurse të gjuhës angleze, si dhe në mbledhjen e dokumenteve të nevojshme për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe. Tre të pandehurit pritet të dalin në gjykatë në Londër në janar.
Ambasadori bullgar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Marin Rajkov, tha për BTA se ambasada jonë nuk ishte e informuar nga institucionet britanike për ndalimin e tre personave të cituar në raportin e BBC.Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Mëngjesin e së enjtes do të jetë kryesisht me diell, pastaj do të përhapen re të shiut. Vende-vende kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe rreth rajonit qendror të malit Stara Pllanina do të ketë reshje afatshkurtra. Në Bullgarinë Veriperëndimore..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të..