Në renditjen botërore të tenisit të publikuar sot, tenistët bullgarë më të mirë Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova shënuan përparim.
Te meshkujtë, Dimitrov u ngjit me një pozicion dhe është në vendin e 19-të. Karlos Alkaras mbetet në krye me 9395 pikë, pavarësisht humbjes në finale në Sinsinati. I dyti është kampioni i Ohajos Novak Xhokoviç me 8795 dhe i treti Daniil Medvedev me 6530 pikë.
Tek femrat, Viktoria Tomova u ngjit me dy vende dhe tani është e 104-ta. Nga sot ajo starton në turneun WTA 125 në Çikago. Gergana Topallova, e cila luajti për titull në Vrocllav, u ngjit me 17 pozicione në vendin e 296.
Edhe dy bullgare të tjera u renditën ndër 500 femrat e para Denisllava Gllushkova (461) dhe Lia Karatançeva (469).
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..