“Funkilicious” është emri i një grupi i ri nga shtatë muzikantë dhe miq. Siç mund të supozohet nga emri i grupit, ata luajnë kryesisht në stilin “funk”, të shtuar nga një seksion bronzi. Edhe pse që dalja e tyre e parë para publikut daton në fillim të vitit 2022, falë muzikës gazmore që bëjnë, ata tashmë kanë fansat e tyre besnikë.
Në fillim të këtij viti, muzikantët e grupit incizuan këngën e tyre të parë “Fytyrë”, e cila hyri në renditjen e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) TOP 20.
Pak para verës djemtë e grupit realizuan këngën e tyre të dytë “Det”, e cila gjithashtu u përfshi në renditjen e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) TOP 20. Autori i tekstit dhe i aranzhimit është vokali i grupit Ivan Llazarov, muzika është vepër e të shtatëve të grupit. Për këtë këngë djemtë thonë: “Duam të rikrijonim se çfarë është vera për ata që janë larg detit. Si arrihet një ndjenjë e verës dhe e detit edhe në kryeqytet.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..