Rushi Vidinliev është rikthyer me një këngë të re. Hiti klasik i verës, "Pak më shumë" është kompozuar nga Denis Popstoev dhe Rushi, me aranzhim të Denisit, dhe tekst nga Rushi.
Një nga emrat më ikonë të skenës muzikore vendase në fillim të mijëvjeçarit të ri, Rushi, debutoi në vitin 2001 me "Çdo gjë kthehet" - një hit i njohur edhe sot.
Për këngën e tij të re, Rushi thotë: "Vera është koha ime e preferuar e jetës dhe kënga është për të gjithë ata që e duan lehtësinë e ditëve dhe netëve të verës. Unë premtoj se "Pak më shumë" është vetëm kënga e parë nga një album i shkurtër i ardhshëm që jam duke incizuar."
Për herë të parë mund ta dëgjoni live"Pak më shumë" më 8 shtator në Kopshtin e Borisit.
Përpiloi: DiljanaTraçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”