Artistë të rinj nga Bullgaria, Turqia, Ukraina dhe Spanja do të prezantojnë në një ekspozitë frymëzimin e tyre, të krijuar nga njohja e traditave rituale të vendeve të ndryshme. Veprimtaria, e organizuar me asistencën e Ambasadës së Ukrainës në vendin tonë dhe mbështetjen financiare të Bashkisë së Burgasit, është pjesë e projektit ndërkombëtar arsimor kulturor dhe artistik "Festimet rituale – bashkojnë kulturat dhe zemrat!" Ajo do të prezantohet më 28 gusht në oborrin e Muzeut Etnografik në Burgas, ndërsa të nesërmen punimet do të ekspozohen në hollin e katit të dytë të Shtëpisë së Kulturës të Qendrës Kombëtare të Kulturës, njofton administrata lokale.
E nisur me pjesëmarrjen e nxënësve të një shkolle private në Burgas në vitin 2021, nisma ka tërhequr tashmë fëmijë nga një shkollë e mesme e arteve të bukura në Stamboll, studentë nga Izmaili, Shkolla e së Dielës Rodina në Malaga, si dhe një shkollë fillore lokale në qytetin spanjoll.
Në hapjen e ekspozitës, qytetarët e Burgasit do të mund të provojnë delikatesën tradicionale ukrainase vareniki. Grupet e fëmijëve nga të katër vendet do të performojnë një program folklorik të përgatitur posaçërisht.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: burgas.bg
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..