Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..