Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..