Me mbi 200 ngjarje në të gjithë vendin në shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe një herë në nismën e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Tema e këtij viti është Trashëgimia e Gjallë, ose njohuritë, aftësitë dhe zakonet tradicionale të përcjella brez pas brezi. Janë planifikuar dhjetëra punëtori krijuese, studio artistike, festivale, koncerte, lexime letrare, leksione etj.
Çdo vit në shtator, vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës marrin pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane - një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi është që njerëzit të njohin dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre dhe lidhjet midis popujve evropianë.Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..