Me mbi 200 ngjarje në të gjithë vendin në shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe një herë në nismën e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Tema e këtij viti është Trashëgimia e Gjallë, ose njohuritë, aftësitë dhe zakonet tradicionale të përcjella brez pas brezi. Janë planifikuar dhjetëra punëtori krijuese, studio artistike, festivale, koncerte, lexime letrare, leksione etj.
Çdo vit në shtator, vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës marrin pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane - një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi është që njerëzit të njohin dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre dhe lidhjet midis popujve evropianë.Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..