“Policia Kufitare” po kryen një operacion të specializuar kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin e rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Keti Trençeva. Objekti i aksionit përfshin fusha me kanabis në vende shumë të paarritshme në pyll, kryesisht zona të shpyllëzuara, kështu që kanabisi është i vështirë për t'u dalluar.
Deri më tani janë gjetur pesë fusha të tilla. Më shumë se 600 kilogramë kanabis, i cili është në lulëzimin e tij dhe do të jetë gati për t'u korrur pas rreth një jave, pritet të asgjësohen. U ngritën 8 akuza, 14 procedime paraprake, 8 persona u ndaluan.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në qytetin Smoljan është asgjësuar që nga fillimi i vitit 1 ton kanabis jeshil. Për muajin gusht, sasia është afër një ton e gjysmë. Ndër aksionet e suksesshme të “Policisë Kufitare” është ai në Ruse, ku u zbulua një serë e madhe droge, si dhe hashashi i destinuar për eksport, i kapur në “Kapitan Andreevo”.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..