“Policia Kufitare” po kryen një operacion të specializuar kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin e rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Keti Trençeva. Objekti i aksionit përfshin fusha me kanabis në vende shumë të paarritshme në pyll, kryesisht zona të shpyllëzuara, kështu që kanabisi është i vështirë për t'u dalluar.
Deri më tani janë gjetur pesë fusha të tilla. Më shumë se 600 kilogramë kanabis, i cili është në lulëzimin e tij dhe do të jetë gati për t'u korrur pas rreth një jave, pritet të asgjësohen. U ngritën 8 akuza, 14 procedime paraprake, 8 persona u ndaluan.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në qytetin Smoljan është asgjësuar që nga fillimi i vitit 1 ton kanabis jeshil. Për muajin gusht, sasia është afër një ton e gjysmë. Ndër aksionet e suksesshme të “Policisë Kufitare” është ai në Ruse, ku u zbulua një serë e madhe droge, si dhe hashashi i destinuar për eksport, i kapur në “Kapitan Andreevo”.Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..