Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestues të pakënaqur mbyllën një kryqëzim të rendësishëm midis qyteteve Plovdiv dhe Haskovo

Foto: BNR- Plovdiv

Punonjësit e Agjencisë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” dhe Agjencia Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” protestuan mëngjesin e sotëm dhe bllokuan për më pak se një orë një kryqëzim në rrugën ndërmjet Plovdivit dhe Haskovos, në fillim të fshatit Popovica. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura nga bujqësia pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Mbi 100 persona nga të dy agjencitë nga e gjithë Bullgaria kërkuan një rritje prej 15% të pagave të tyre dhe një takim të menjëhershëm me ministrin e bujqësisë Kiril Vatev. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të pasojnë më shumë protesta, duke përfshirë greva efektive, që do të kërcënojë mbrojtjen nga breshëri në sezonin aktual, në muajt kur priten ngjarje aktive të motit dhe të korrat bujqësore nuk kanë përfunduar.

Në Agjencinë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” punojnë rreth 1000 persona. 780 prej tyre i hedhin raketat. Paga e tyre bruto është 913 leva (rreth 456 euro), dhe shuma neto që marrin është 760 leva (380 euro). Punonjësit e tjerë janë fizikanë dhe inxhinierë të kualifikuar, të cilët marrin 1200 leva (600 euro) si personel të kualifikuar. Pagat në Agjencinë Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” janë të ngjashme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD