"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.

Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivTransmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..
Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i..