"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.
Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivIshte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..
Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull..
Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA...
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në..