Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro...