Situata në Carevo gradualisht po qetësohet. Sot në mëngjes fola me njerëzit në selinë atje, tha kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjet në Facebook pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për aktivitetin tre mujor të kabinetit. Sipas tij, aktualisht ka rrymë elektrike dhe ujë gjithandej, por ka probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët në zonën e përmbytur përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Gradualisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pushuesit po shpërngulen. Ka ende vështirësi për shkak të urave të shkatërruara dhe trotuareve të dëmtuara”, shtoi ai.
Në ditët në vijim do të identifikohen riparimet më urgjente dhe fondet për to do të ndahen menjëherë, siguroi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se po kërkohen shkaqet e fatkeqësisë dhe për këtë qëllim kanë filluar inspektime. “Tashmë ka dalë informacion se prokuroria ka filluar punë. Pres që ajo të dalë me një përfundim”, theksoi kryeministri. Ai e vlerësoi lart reagimin e institucioneve.“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..