Situata në Carevo gradualisht po qetësohet. Sot në mëngjes fola me njerëzit në selinë atje, tha kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjet në Facebook pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për aktivitetin tre mujor të kabinetit. Sipas tij, aktualisht ka rrymë elektrike dhe ujë gjithandej, por ka probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët në zonën e përmbytur përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Gradualisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pushuesit po shpërngulen. Ka ende vështirësi për shkak të urave të shkatërruara dhe trotuareve të dëmtuara”, shtoi ai.
Në ditët në vijim do të identifikohen riparimet më urgjente dhe fondet për to do të ndahen menjëherë, siguroi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se po kërkohen shkaqet e fatkeqësisë dhe për këtë qëllim kanë filluar inspektime. “Tashmë ka dalë informacion se prokuroria ka filluar punë. Pres që ajo të dalë me një përfundim”, theksoi kryeministri. Ai e vlerësoi lart reagimin e institucioneve.Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..