Situata në Carevo gradualisht po qetësohet. Sot në mëngjes fola me njerëzit në selinë atje, tha kryeministri Nikollaj Denkov, i cili u përgjigjet në Facebook pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve për aktivitetin tre mujor të kabinetit. Sipas tij, aktualisht ka rrymë elektrike dhe ujë gjithandej, por ka probleme me ujin e pijshëm dhe rrugët në zonën e përmbytur përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Gradualisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pushuesit po shpërngulen. Ka ende vështirësi për shkak të urave të shkatërruara dhe trotuareve të dëmtuara”, shtoi ai.
Në ditët në vijim do të identifikohen riparimet më urgjente dhe fondet për to do të ndahen menjëherë, siguroi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se po kërkohen shkaqet e fatkeqësisë dhe për këtë qëllim kanë filluar inspektime. “Tashmë ka dalë informacion se prokuroria ka filluar punë. Pres që ajo të dalë me një përfundim”, theksoi kryeministri. Ai e vlerësoi lart reagimin e institucioneve.Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..