Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosMirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..