Dy ekspozita do të prezantohen  në Muzeun Historik Komunal të Breznikut me rastin e Ditëve të Trashëgimisë  Evropiane. Ato do të jenë të disponueshme për vizitorët nga 14 shtatori.  Ekspozitat "Kinemaja: Magjia dhe Teknologjia" dhe "Nga  Flintstone në Smartphone" u përgatitën nga Muzeu Politeknik Kombëtar në  Sofje. E para prej tyre paraqet artin e shtatë nga këndvështrimi i makinave dhe  provave pamore vite më parë dhe gjurmon hapat e parë në kinema me shembuj të  teknikës pa të cilën magjia e kinemasë nuk do të ishte e mundur.
Në ekspozitën “Nga Flintstone deri në Smartphone”, në sallën e ekspozitës “Shkolla e klasave” të Muzeut Historik Komunal, janë mbledhur në një vend dhjetëra pajisje pune nga e kaluara e afërt.
Çdo vit, në nismën e përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian në shtator, marrin pjesë 50 vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës. Më shumë se 20 milionë qytetarë evropianë përfshihen, duke e bërë ngjarjen kulturore ndër më të mëdhatë dhe më të përhapurat jo vetëm në Kontinentin e Vjetër, por edhe në të gjithë botën.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..