Është pothuajse e sigurt se Holanda nuk do të heqë veton për Bullgarinë në Shengen përpara zgjedhjeve të saj parlamentare në nëntor, tha për BNT eurodeputetja holandeze Sofia in 't Veld.Ajo beson se parlamenti nuk do ta përfshijë pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në listën e të ashtuquajturave,“dosje të diskutueshme” për të cilat qeveria e përkohshme në Hagë nuk mund të marrë vendime.Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çështja do të zgjidhet, paralajmëroi In 't Veld dhe pranoi se Holanda mund të bllokojë vetëm Bullgarinë, por jo Rumaninë."Ne mbetemi peng i betejave të brendshme politike si në Holandë, ashtu edhe në Austri," tha për BNR eurodeputeti bullgar Emill Radev për këtë temë.“Vetëm transportuesit tanë humbasin 150 milionë euro në vit, sepse ne nuk jemi në Shengen.Shteti rumun tashmë kërkon kompensim për dëmet e pësuara, komentoi Radev.“Nëse marrim një refuzim tjetër, Bullgaria dhe Rumania duhet të punojnë drejt një “mini Shengeni”, rekomandoi politikani.
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..