Ndërtuesit e linjës hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis stacioneve “Septemvri” dhe “Kostenec” zbuluan një letër përkujtimore të vulosur në një shishe për brezat e ardhshëm. Mesazhi është nga krijuesit e urës së vjetër hekurudhore mbi lumin Marica afër Bellovos (Bullgari Jugore). Është shkruar në italisht dhe zbukuruar me ornamente. Teksti tregon vetëbesimin e mjeshtërve për rëndësinë e punës së tyre: “Një urë e ndërtuar në vitin 1886, gjatë sundimit të perandorit osman Abdul Hamid. E ndërtuar nga kompania “Vitalis”. Kryeinxhinieri Niccolo Limon, kryemjeshtri Pietro Macar. 19 qershor 1886”.
Zbulimi i letrës është një takim emocionues midis brezave të ndërtuesve dhe një mënyrë për t'i dhënë respekt dhe nderim njerëzve që kontribuuan në ndërtimin e Bullgarisë moderne pas vitit 1878, vunë në dukje nga Muzeu Historik në qytetin Bellovo.Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..
Sulmi në kishën katedrale "Sveta Nedelja" më 16 prill 1925 është akti më i përgjakshëm terrorist në historinë e Bullgarisë. Për nga brutaliteti dhe qëllimi i tij – në të Enjten e Madhe, nuk i afrohet asnjë akti tjetër. Gjatë Javës së Shenjtë,..
Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..