Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

57 mijë nxënës të klasës së parë hyjnë sot në shkollë

Foto: BGNES

Dita e parë e shkollës do të hapet sot në 2349 shkolla bullgare dhe në to do të arsimohen 702 000 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë. Mbi 57 000 fëmijë do të hyjnë në klasa për herë të parë. Rreth 70 520 mësues do të japin mësim në të gjithë vendin.

Librat mësimor prej letre nga klasa e parë deri në të shtatën tashmë do të jenë të disponueshme në format PDF në platformën “Çantë Shpine Digjitale”. Gjithashtu, shënimet mjekësore për mungesat e justifikuaratë nxënësve nga shkolla do të lëshohen vetëm në mënyrë elektronike, në mënyrë që të mos ketë leje mjekësore false.

398 shkolla të së dielës dhe dy shkolla publike bullgare janë të hapura për rreth 30 000 fëmijë bullgarë në 43 vende.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opozita bën thirrje për pushtimin e parlamentit

Partia opozitare "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) bëri thirrje për një protestë dhe bllokim të ndërtesës së Kuvendit Popullor për të penguar miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Deputetët po diskutojnë buxhetin në lexim të parë. PP mori..

botuar më 25-11-21 3.07.MD

Bullgaria koordinoi një aksion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të antikave

Mbi 3000 antika me vlerë mbi 100 milionë euro u sekuestruan gjatë një operacioni ndërkombëtar, koordinuar nga Sofja, njoftoi policia greke. Një nga rrjetet më të mëdha të kontrabandës së antikave u godit me mbështetjen e Evropolit dhe Evrojustit. U..

botuar më 25-11-21 11.35.PD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD