Radioja Kombëtare Bullgare(BNR) dhe Radio “Zëri i Vietnamit” do të bashkëpunojnë me programe radiofonike, podkaste dhe videokaste, si dhe me shkëmbim kuadrosh. Për këtë kanë rënë dakord drejtoritë e dy mediave gjatë vizitës së delegacionit vietnamez te ne.
Zëvendëspresidenti i Radios "Zëri i Vietnamit", Tran Min Hung kujtoi "lidhjet e mrekullueshme në të kaluarën" dhe shprehu dëshirën për të ndërtuar mbi to. “Po mendojmë për lidhje në fushën e kulturës, për përmbajtje, si muzikë dhe podkaste. Kemi se çfarë të shkëmbejmë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, theksoi se ndarja e përvojës ndërmjet vendeve të tilla të ndryshme, përfshirë edhe realizimin e një serie radiofonike për kulturën dhe zakonet e Bullgarisë dhe Vietnamit, mund të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e gazetarëve.
Gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët vietnamezë treguan interes edhe për punën e Radio Bullgarisë. Ekuivalenti i tyre VOV-5 World prodhon përmbajtje në 13 gjuhë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..