Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Fati"

Foto: YouTube

Që me këngën e saj debutuese "Talismani Blu" në fillim të mijëvjeçarit të ri, Sofiafitoi famë të merituar. Pasuan këngë të tjera të bukura, dy albume, pjesëmarrje të shumta në kauza bamirësie, kërkime të reja krijuese, përfshirë duetin "Zemela" me shoqen e saj të fëmijërisë Viktoria Mançeva... Por edhe shumë dhimbje, që vitet e fundit e solli në skajet më të errëta të shpirtit të saj në një shkallë të tillë që jo ajo nuk dëshironte as të këndonte, madje pushoi së dëgjuari muzikë. Kënga e fundit që regjistroiishte “Rruga drejt teje” në vitin 2019. Pasi fitoi betejën me varësinë nga droga, Sofia sot është sërish këtu me një këngë të re, jo rastësisht të titulluar “Fati”, dedikuar dhe dhuruar personit që e ka pranë. Me “Fati” këngëtarja përfundon një cikël jetësor shumëvjeçar, duke thënë – sot jam krejtësisht e  plotë:

"Këngët e mia janë melankolike, më tepër të trishtuara. Kështu jam ndjerë, ose më saktë kështu e kam kënduar kur kam qenë e trishtuar dhe kjo është mënyrata shpreh veten time dhe ta kapërcej dhimbjen. Por tani jam frymëzuar nga dashuria. Disi arrita të rimëkëmbem. Siç këndoj në këngën time të parë ikonike – sot jam sërish e plotë. 22 vjet më vonë, me të vërtetë po ia këndoj vetes këtë, duke e përjetuar absolutisht në një nivel qelizor 'Sot jam përsëri e plotë'.

Kënga "Fati" është sërish e kompozuar nga Momçill Kolev, aranzhimi është idjalit të tij Kallojan Kolevit. Jana Llazarova e ka shkruar tekstin, i cili shpreh plotësisht ndjenjat e vetë Sofias.

Përveç regjistrimit të këngëve të reja, Sofia aktualisht studion për psikologji dhe punon në një qendër terapie për personat e varur nga narkotikët. Sepse pasi e ka kaluar këtë rrugë, ajo tashmë e di se ka një rrugëdalje dhe shpëtim. Dhe ajo ndihet e detyruar t’i ndihmojë të tjerët:

"Ka shumë njerëz që vuajnë dhe që kanë turp të flasin për problemin e tyre. Dhe këto stigma të imponuara në shoqërinë tonë, duhet t'i pastrojmë me kohë. Sepse kjo është me të vërtetë një sëmundje dhe ka një rrugëdalje, ka mënyra për ta kapërcyer atë dhe tajetojmë jetën tona të lumtur dhe të lirë."

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD