Më 17 shtator në ditën e Dëshmoreve të Shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria shënojmë edhe ditën e kryeqytetit tonë – Sofja. Lidhur me këtë para kishës “Shën Sofia” në Sheshin “Shën Aleksandër NevskI” do të shërbehet një liturgji me bekim solemn me ujë. Para godinës së bashkisë do të kryhet një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit të qytetit. Më pas do të ndahen çmimet e Bashkisë Metropolitane për arritje të spikatura në fushën e kulturës.
Në Parkun Jugor në skenën “Sofja Festa verore” do të mbahet një koncert të madh me pjesëmarrjen e këngëtarit në zë Ljubo Kirov dhe grupet Innerglow dhe “Jupiter 7”.
Programi festiv përfshin gjithashtu ekspozitën “Sofja në ngjyra dhe vizatime” me piktura të krijuesve bashkëkohorë bullgarë, një galeri në të hapur, një punëtori për krijimin e kukullave për një teatër kukullash dhe një festival interaktiv për fëmijë.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...