Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën e Sofjes me ngjarje interesante

Foto: BGNES

Më 17 shtator në ditën e Dëshmoreve të Shenjta Sofia, Besa, Shpresa dhe Dashuria shënojmë edhe ditën e kryeqytetit tonë – Sofja. Lidhur me këtë  para kishës “Shën Sofia” në Sheshin “Shën Aleksandër NevskI” do të shërbehet një liturgji me bekim solemn me ujë. Para godinës së bashkisë do të kryhet një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit të qytetit. Më pas do të ndahen çmimet e Bashkisë Metropolitane për arritje të spikatura në fushën e kulturës.

Në Parkun Jugor në skenën “Sofja Festa verore” do të mbahet një koncert të madh me pjesëmarrjen e këngëtarit në zë Ljubo Kirov dhe grupet Innerglow dhe “Jupiter 7”.

Programi festiv përfshin gjithashtu ekspozitën “Sofja në ngjyra dhe vizatime” me piktura të krijuesve bashkëkohorë bullgarë, një galeri në të hapur, një punëtori për krijimin e kukullave për një teatër kukullash dhe një festival interaktiv për fëmijë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa Monstruoze 2023

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..

botuar më 25-10-31 5.10.PD

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD