Për të gjithë bullgarët, kudo në botë, 22 shtatori është një ditë feste.
Më 22 shtator Bullgaria shënon 115 vjet nga ajo ditë e shënuar e vitit 1908, kur Mbreti Ferdinan e shpalli Pavarësinë e saj.
Njohja e Pavarësisë së Bullgarisë ishte një proces i gjatë, për të cilin po punojnë të gjitha qeveritë e Bullgarisë së pasçlirimit. Pas bisedimeve të vështira, më 6 prill të vitit 1909, Pavarësia e Bullgarisë u njoh zyrtarisht nga Porta e Lartë. Kështu shteti ynë u bë shtet me të drejta të barabarta të shteteve të tjera dhe 30 vjet pas Çlirimit u rishfaq në hartën e Evropës.
Në historinë tonë të re, 22 shtatori u shpall festë zyrtare me vendim të Kuvendit Popullor më 10 shtator të vitit 1998.
Pikërisht kësaj përvjetori ia kushtojmë programin e sotëm të Radio Bullgarisë.
Në “Këngën e ditës” do t’ju ofrojmë një këngë emblematike popullore bullgare “Doli Delju kaçak” në interpretim të këngëtares së njohur Nadezhda Hvojneva.
Ju urojmë minuta të këndshme!
Pikërisht një muaj pasi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) kremtoi solemnisht 90-vjetorin e saj, historia vazhdon dialogun me ne, autorët e saj. Ekspozita "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve" u hap me një..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vrapo, o njeri i vetmuar“ nga Georgi Hristov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 14:51- Kënga e ditës
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e..
Sot Bullgaria kremton festën e saj kombëtare – 3 marsin. Në fillim të programit tonë do t’ju tregojmë për historinë e 3 marsit. Pas kësaj do t’ju..