Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes popullore bullgare. Ideja është që në një vend të mblidhen shumë nga traditat tona folklorike dhe në këtë mënyrë të tregohet gjurma vendase në historinë e qëndistarisë botërore dhe të motiveve folklorike.

Në festival priten pjesëmarrës nga Toronto, Calgary, Montreal, Denver, Los Angeles, San Diego dhe Vancouver. Mysafire speciale nga Bullgaria do të jetë Diljana Kurdova me librin e saj "Mendime për kostumin popullor të grave bullgare".
E ka emrin "Kanatica” albumin i përbashkët i Ivan Shopov dhe Kuartetit "Avigeja".

Ivan Shopov është një artist me shumë fytyra – artist, muzikant elektronik, DJ, producent... Me projektet e tij të ndryshme, ai e vendos folklorin bullgar në një mjedis më të avancuar muzikor. Këto kërkime përkojnë me vizionet për ringjalljen e folklorit bullgar të katër vajzave nga formacioni vokal "Avigeja".

Kështu, në vitin 2017 ato krijuan së bashku albumin "Kanatica", në të cilin prezantojnë “leximin” e tyre të këngëve të preferuara popullore bullgare. Në mesin e tyre është edhe “Dielli po ndriçon” me pjesëmarrjen e pianistit Dimitër Bodurov.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: bcsbc.ca, Facebook / Ivan Shopov
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..