Të dielën, më 24 shtator, Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Kreu i shtetit bullgar ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkëmbimit të zjarrit në Kosovën e Veriut dhe shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve atje, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit.
Të dy presidentët u bashkuan rreth mendimit se nevojitet përgjegjësi nga të gjitha anët për deeskalimin dhe zvogëlimin e rrezikut, gjë që është në interes edhe të qytetarëve të Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s KFOR, në të cilin marrin pjesë edhe ushtarakë bullgarë.
Në të shtënat me policinë e Kosovës, u vranë tre nga rreth 30 sulmuesit që vranë një polic të Kosovës dhe plagosën një tjetër në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën e Veriut, njoftoi BTA.Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Moldavisë të mbajtura më 28 shtator 2025 shënuan një fitore vendimtare për partinë në pushtet – Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS). Rezultati u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i kursit pro-evropian..
Sanksionet amerikane ndaj kompanisë serbe të naftës hyjnë në fuqi Që nga 9 tetori, kanë hyrë në fuqi sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kompanisë serbe të naftës NIS – "Industria e Naftës së Serbisë", raportoi Radio Televizioni i..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese..