Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Festa e Natyrës" – një festë që tërheq vëmendjen ndaj ekologjisë urbane

Foto: forthenature.org

“Vjeshta është koha për të korrur atë që është mbjellë, për të festuar arritjet, për të bërë bilancin. Vjeshta është ai momenti i bukur kur natyra na paraqet spektaklin e saj më të bollshëm të fundit të stinës para se të bie në gjumë. Këtë vjeshtë festojmë bukurinë e natyrës dhe nevojën për ta ruajtur atë” – kjo është ftesa për "Festën e Natyrës" në Parkun Jugor në Sofje e cila është e para e këtij lloji. Të shtunën, më 30 shtator, mund të marrim pjesë në vëzhgimin e shpendëve rreth parkut së bashku me ornitologët ose në një bisedë dhe aktivitete vizuale në lidhje me zonat e lagështa me fokus Moçalin e Dragomanit.

Aktivitete të shumta janë planifikuar edhe për më të rinjtë, nën titullin "Njihuni me aktorët e egër të Rodopeve Lindore". Dita do të mbyllet me ndarjen e Çmimeve Vjetore për Biodiversitetin dhe Klimën. Festivali është pjesë e projektit "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve", i cili synon të popullarizojë punën për ruajtjen e pasurisë natyrore të vendit tonë, që bëhet nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit të bashkuara në koalicionin "Për të pasur ende natyrë në Bullgari".

Projekti "Natyra nuk ka zë, ajo na ka neve" zhvillohet nga Fondacioni Bullgar i Biodiversitetit në partneritet me "Ballkani i Gjelbër" dhe me mbështetjen financiare të Islandës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë në kuadër të Fondit Qytetarët aktivë të Bullgarisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD