Patrikana e Moskës së shpejti do të emërojë një kryetar të ri të Kishës Ruse në Sofje për të zëvendësuar arkimandritin Vasijan, i cili u dëbua nga vendi. Kjo është përgjigja e letrës që Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Neofit i dërgoi Patrikut rus Kirill. Në përgjigje, Patriku Kirill i klasifikoi veprimet e autoriteteve bullgare në dëbimin e punonjësve të Kishës Ruse në Sofje të akuzuar për spiunazh, si “një veprim armiqësor dhe të padrejtë”. Në letër, Patriku i Moskës shpreh keqardhjen për banorët e Sofjes të cilët nuk mund të vizitojnë Kishën Ruse dhe të luten në varrin e Shën Serafimit, i cili është varrosur atje. Në letër, kërkohet që t’i jepet ndihmë kreut të ri të kishës pas mbërritjes së tij në Sofje.
Në përfundim, Patriku Kirill shpreh besimin se “forcat politike, pas të cilave qëndron armiku i racës njerëzore, nuk do të arrijnë të shkatërrojnë lidhjet shekullore të dashurisë dhe vëllazërisë në Krishtin, që qëndrojnë në bazën e bashkëpunimit midis Kishës Ruse dhe Kishës Bullgare”.
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..