27% e bullgarëve do të emigronin jashtë vendit. Për më shumë se gjysmën e tyre arsyeja kryesore do të ishte mundësia më e mirë për të punuar jashtë vendit. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të qendrës së sondazheve “Trend”, të kryer në periudhën 5-11 shtator me porosi të eurodeputetit Sergej Stanishev. Ai u prezantua në Sofje në një forum për gjendjen demografike në vend, organizuar nga delegacioni i socialistëve bullgarë në Parlamentin Evropian. Për 76% të të anketuarve, të ardhurat e ulëta janë faktori kryesor pse të rinjtë e shtyjnë lindjen e fëmijëve, dhe sipas pak më shumë se 50%, arsyeja për këtë është mungesa e sigurisë. Sondazhi tregon gjithashtu se rreth 60% e bullgarëve nuk merren me sport. Çdo vit Bullgaria humbet popullsinë e një qyteti rajonal. Nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2050 popullsia e vendit do të jetë nën 5 milionë
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..