Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë kombëtare e mbarështimit të kafshëve mbahet në qytetin bullgar Sliven

Foto: BGNES

Ekspozita e 17-të Kombëtare e Blegtorisë Sliven 2023 mbahet në qytetin Sliven të Bullgarisë Juglindore, më 6 dhe 7 tetor. Veprimtaria organizohet nga Agjencia Ekzekutive për Përzgjedhjen dhe Riprodhimin në Mbarështimin e Blegtorisë dhe tradicionalisht mbledh mbarështuesit dhe pronarët e llojeve dhe racave të ndryshme të kafshëve të rritura tek ne – buajt, lopët, kuajt, dhitë, delet, qentë dhe të tjerët. Programi përfshin ngjarje argëtuese dhe edukative për të gjitha moshat - nga vizitorët më të rinj deri te profesionistët e sektorit.

Programi i së shtunës përfshin Ditën e Djathërave të Vjetër Bullgar të Racave Autoktone dhe prezantimin e librave të recetave të vjetra të djathit bullgar dhe degustim.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): drejtori ekzekutiv i “Bulgartransgaz” Vlladimir Malinov, Komisioneri Evropian për Energjinë Dan Jorgensen dhe ministri i energjisë, Zheço Stankov

Korridori vertikal i gazit do të përfundojë deri në fund të vitit 2026

Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..

botuar më 25-10-28 4.23.MD

“Rheinmetall” nënshkroi kontratë për ndërtimin e një fabrike ushtarake në Sopot

Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..

botuar më 25-10-28 2.36.MD
Vanja Grashkina-Minçeva

Rritje e kërkesave për njohjen e diplomave universitare të marra jashtë vendit

Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..

botuar më 25-10-28 11.49.PD