Një gjetje e re me vlerë doli në dritë gjatë gërmimeve në qytetin mesjetar bullgar Rusokastro. Ndërsa eksploronin murin e kështjellës, arkeologët hasën një monedhë argjendi (tornese) të prerë në Mbretërinë e Francës. Mungon një pjesë e vogël e monedhës, por pikërisht në këtë pjesë që mungon ndodhet elementi nga i cili shihet qartë se cili sundimtar e ka prerë atë, njofton Muzeu Historik Rajonal – Burgas.
Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ky është Mbreti Louis IX apo Mbreti Louis X, por ata janë të sigurt për një gjë - se monedha të tilla janë jashtëzakonisht të rralla për Ballkanin.
Lexoni më tepër:
Gërmimet e qytetit mesjetar bullgar Rusokastro kryhen nga Muzeu Historik Rajonal - Burgas dhe financohen nga Komuna Kameno dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Burgas
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloNë Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..
Thirrja e kishës është të mbledhë ata që janë ndarë, deklaroi patriarku i ri bullgar Daniil para liturgjisë së tij të parë të shenjtë. “Ka shumë detyra. Sot është një ditë e veçantë, në të cilën festohet kthimi i relikteve të Shën Ivan Rillskit..
Për herë të parë, dy nga vendet më misterioze arkeologjike në Rodopet Lindore janë studiuar në detaje nga ajri. Arkeologët bullgarë fotografuan kompleksin shkëmbor Harman Kaja pranë fshatit Bivoljane dhe kështjellën e lashtë Asara pranë Tatul me të..