Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 tetorin 2023

Mot i vranët me reshje në rajone të caktuara

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – 11°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme, më të theksuara në zonat malore, ku mund të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 26°, në kryeqytet - 21°.

Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat e ajrit do të jenë nga 18° në veri deri në 21° në jug. Uji i detit është 21-22°.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Në rajonin e maleve Rilla dhe Rodope do të bjerë shi. Mbi 2300 metra mbi nivelin e detit do të bjerë borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 14, në 2000 m deri në 6 gradë.

Temperaturat maksimale të ditës ditën e mërkurë do të zbresin me 1-2 gradë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Kryeministri raportoi një ndryshim pozitiv në opinionin publik për euron

Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..

botuar më 25-11-04 10.59.PD

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD