Zhvillimi i turizmit në vendin tonë bëri që shumë bullgarë dhe të huaj të kërkojnë vende të qeta dhe të izoluara për të shpëtuar nga qytetet dhe pushimoret e mbipopulluara. Dhe mali Stranxha, i cili është ende i famshëm si një nga malet më të paeksploruara bullgare, ofron një sërë sfidash për njerëzit me një shpirt aventuresk dhe është vetëm 20 kilometra larg qytetit Burgas.
Në Stranxha ruhet edhe një nga zakonet më të njohura të quajtura nestinarstvo (vallëzim me këmbë të zbathur mbi prush), karakteristikë e disa fshatrave atje. Për banorët vendas, folklori është i veçantë sepse “u jep atyre disa nga dhuratat më bujare - forcë, shëndet, dashuri dhe rehati”, siç thotë këngëtarja popullore Zllatka Stavreva në një intervistë për Radio Bullgarinë.
E ndërsa njohësit e artit folklorik e njohin si “dallëndyshja e bardhë e Stranxhës”, mali mban të gjallë kujtimin e një këngëtareje tjetër legjendare – të paharrueshmes Magda Pushkarova – frymëzim dhe shembull për interpretuesit e sotëm të folklorit të krahinës Stranxha.
E lindur 103 vjet më parë në qytetin Mallko Tërnovo, në një familje refugjatësh nga Trakia e Edrenesë, që në moshë të re ajo mësoi shumë këngë për heronjtë e Stranxhës Petko dhe Inxhe Vojvoda, për nestinarët... Në vitin 1951 ajo ishte mes këngëtarëve të parë, që u ftuan në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore personalisht nga themeluesi i tij Filip Kutevi. Paralelisht incizoi mbi 100 këngë nga krahina e Stranxhës për fondin e Radios Kombëtare, si dhe shtatë pllaka të gramofonit me këngët e saj. Magda Pushkarova gjithashtu dha shumë koncerte në mbarë Bullgarinë. Para se të largohej nga kjo botë në vitin 2006, këngëtarja jetonte në shtëpinë e saj të lindjes në Mallko Tërnovo, e cila pas vdekjes së saj u shndërrua në Muzeun e këngës së krahinës së malit Stranxha.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: strandja.bg, arkiv personal, Petër Papakoçev
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe..