Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16 nëntor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje.
Nikollaj Majstorov u përkufizua nga piktorit Svetlin Rusev si “ekspresionisti më i madh bashkëkohor bullgar”. Ai ka mbi 40 ekspozita personale në Bullgari dhe mbi 17 jashtë vendit - Gjermani, Holandë, Poloni, Belgjikë, Hungari, Japoni, Portugali etj. Ai u nderua me çmime të shumta. Në vitin 1995 me një artikull të veçantë u përfshi në enciklopedinë botërore të arteve me 34 vëllime “Makmillën”, Londër.
Foto: BGNES, Lidhja e Piktorëve BullgarëNjë ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..