Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare

Foto: BTA

Nga raportimet e shërbimeve rezulton se aktualisht nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të vendit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një konferencë pas takimit konsultativ të mbajtur me iniciativë të tij lidhur me rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare si rezultat i konflikteve aktuale dhe masat për minimizimin e tyre. 

Në takim u raportua se qeveria ka reaguar në mënyrë adekuate dhe në kohë për evakuimin e qytetarëve bullgarë nga Izraeli.

Ka një tendencë për përkeqësimin e mjedisit të sigurisë si pasojë e veprimeve ushtarake në Izrael, luftës së vazhdueshme në Ukrainë, krizave në Siri dhe Kaukazin e Jugut, tensionit në rritje në Ballkanin Perëndimor, të cilat e vendosin vendin tonë para sfidave të reja. Përshkallëzimi i konfliktit të armatosur midis Hamasit dhe Izraelit dhe përfshirja e pjesëmarrësve të rinj rrit rrezikun e flukseve migratore në vendin tonë me infiltrimin e mundshëm të anëtarëve të organizatave terroriste", vuri në dukje presidenti.


Ndër masat parandaluese në këto kushte është vënë re nevoja për riparimin dhe mirëmbajtjen e barrierës përgjatë kufirit dhe të sistemeve efektive të kontrollit të aksesit në pikat kufitare. "Është e nevojshme të sigurohen urgjentisht sisteme të reja teknike për monitorimin, gjurmimin dhe regjistrimin e përpjekjeve për të kaluar ilegalisht kufirin... Rinovimi teknologjik i "Policisë Kufitare" do të ndihmojë anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen," tha gjithashtu presidenti.
Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i energjisë Zheço Stankov ftoi biznesin amerikan të investojë në energjinë bullgare

Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..

botuar më 25-02-12 5.59.MD

Qeveria miratoi një plan dhe itinerar për përfundimin e autostradës “Struma” deri në vitin 2031

Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...

botuar më 25-02-12 2.15.MD

“Booking” do të ndihmojë në kontrollet e sektorit gri në akomodimin turistik

Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..

botuar më 25-02-12 12.03.MD