Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti po debaton për votën e mosbesimit ndaj kabinetit në sektorin e energjisë

Foto: BTA

Qeveria po vret industrinë energjetike bullgare. Ky është rrezik për sigurinë kombëtare, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bulgare /BSP/ Kornelija Ninova në debatin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. BSP, së bashku me "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe "Vëzrazhdane", janë parashtruesit e votës. ITN kërkoi dorëheqjen e ministrit përkatës Rumen Radev.

“Ne duhet të mbetemi në pushtet, sepse po japim një perspektivë të qartë se në cilin drejtim po lëviz Bullgaria. Kemi filluar reformat që janë shtyrë me vite”, u përgjigj ministri i financave Asen Vasilev.

Veprimet tona kanë të bëjnë me ruajtjen e aktivitetit të centraleve të qymyrit në emër të sigurisë së energjisë elektrike të Bullgarisë, tha nga foltorja e Kuvendit ministri i energjetikës Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD