Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtëpër Bullgarinë, por qeveria mori masa parandaluese, duke përfshirë rritjen e sigurisë në ambasadën izraelite dhe sinagogat në vendin tonë. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas përfundimit të këshillit të jashtëzakonshëm në Kuvendin Popullor, të mbledhur për shkak të luftës kundër Izraelit dhe luftës në Ukrainë.
Përpara gazetarëve, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të mbledhë Këshillin Konsultativë të Sigurimit Kombëtar për shkak të luftës kundër Izraelit. “Shërbimet, Ministria e Brendshme, duhet të jenë jashtëzakonisht vigjilente. Kemi shumë komunitete këtu që urrejnë njëri-tjetrin, kemi edhe një sulm në Sarafovo, ku vdiqën turistë izraelitë. Ne duhet të jemi edhe më të kujdesshëm dhe vigjilent. Dhe akoma më i kujdesshëm në fjalë, veprime dhe sigurisht - i vendosur dhe kategorik ndaj atyre që mbjellin terror”, komentoi ai. Borisov kritikoi kryeministrin Nikollaj Denkov se mori pjesë në takimin e djeshëm konsultativ me presidentin Rumen Radev me kusht që në të nuk u ftuan udhëheqësit e formacioneve të përfaqësuara në parlament. “Pasi ai shkoi vetëm, sot këtu në parlament po bëjmë po të njëjtën stërvitje”, tha Borisov.
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..