500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t'u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme, mbajtur në Plovdiv, Nesebërin e Vjetër, qytetin Banja dhe fshatrat Svezhen dhe Skorcite.
Qindra ndërtesa të gjysmës së parë të shekullit të 20-të me cilësi të vlefshme ende nuk janë studiuar. Lista e pasurive të paluajtshme kulturore nuk është përditësuar për më shumë se 30 vjet. Për momentin në të ndodhen afro 40 mijë objekte, por të dhënat për statusin e tyre nuk janë të përditësuara. Një nga konkluzionet e ekspertëve të programit është se mungojnë koncepte të tërësishme për mbrojtjen e vlerave kulturore në territorin e bashkive.Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..