500 ndërtesa me vlerë bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Afro 40% e tyre janë propozime të reja për t'u përfshirë në Listën e Vlerave të Paluajtshme Kulturore, tregon një fazë e Programit Territorial të Institutit Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme, mbajtur në Plovdiv, Nesebërin e Vjetër, qytetin Banja dhe fshatrat Svezhen dhe Skorcite.
Qindra ndërtesa të gjysmës së parë të shekullit të 20-të me cilësi të vlefshme ende nuk janë studiuar. Lista e pasurive të paluajtshme kulturore nuk është përditësuar për më shumë se 30 vjet. Për momentin në të ndodhen afro 40 mijë objekte, por të dhënat për statusin e tyre nuk janë të përditësuara. Një nga konkluzionet e ekspertëve të programit është se mungojnë koncepte të tërësishme për mbrojtjen e vlerave kulturore në territorin e bashkive.Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..