Më  14 tetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Paraskevën e quajtur edhe Shën  Petka Tërnovska. Në gjuhën greke, emri Paraskeva do të thotë e Premte - dita e  vdekjes së Shpëtimtarit në Kryq.
Ikona e Shën së Premtes prezanton një grua të re, të bukur me rroba murgeshe ose mbretërore, me një kryq në dorën e majtë dhe të djathtën në gjoks. Zakonisht në ikonografinë Shën Petka rikrijohet në shtat të plotë, nganjëherë pranë saj qëndrojnë Shën Nedelja ose Shën Anastasia Tërnovska. Një nga jetëshkrimet më të famshme për të u shkrua nga Shën Patriku Evtimij Tërnovski.
Shën  Petka lindi në Epivat (trojet e Trakisë së sotme), nga prindër me origjinë  bullgare. Pas vdekjes së tyre, ajo ua dha pasurinë e saj nevojtarëve dhe u  vendos pranë tempullit të izoluar “Qefini i Hyjlindëses”. Më vonë shkoi të  përkulej para Varrit të Shenjtë në Palestinë dhe pas kësaj u vendos në Jordani.  Pak para vdekjes së saj, pasi kishte arritur moshën e thyer, ajo u kthye në  qytetin e saj të lindjes, Epivat.
Në vitin 1238, lipsanet e saj të  shenjta u sollën në qytetin Tërnovo me urdhër të sundimtarit bullgar Mbreti  Ivan Asen. Pas vitit 1393, kur kryeqyteti bullgar ra nën sundimin  osman, lipsanet e shenjtores u transferuan me radhë në Vidin (Bullgari),  Beograd (Serbi), Stamboll (Turqi). Në vitin 1641, ata u vendosën në katedralen  në Jash (Rumani Veriore), ku ata edhe më sot tërheqin pelegrinët nga e gjithë  bota. Lipsanet të shenjtores bënë shumë mrekulli në bredhjet e saj pas vdekjes.

Në besimet popullore bullgare Shën Petka konsiderohet mbrojtësja e lindjes dhe pjellorisë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët.
Në kalendarin popullor bullgar, Dita e Shën së Premtes shënon fundin e ciklit aktiv bujqësor. Brumosen buka rituale dhe gatuhen gjella me mish deleje, supë kurban, japrakë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkivShoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..
Në vitin 2025 shënohen 80 vjet nga bombardimi atomik mbi qytetin japonez Hiroshima. Sipas traditës, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit, çdo vit më 6 gusht shoqëria bullgare ka mundësi të shohë një relikte unike – “Guri nga Hiroshima”. Ai..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me rePërmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri..
