Në kopshtin zoologjik të Sofjes mund të shihen grafite gjigante. Imazhet shumëngjyrëshe, njëri prej të cilëve 265 metra katrorë dhe tjetri - 370 metra katrorë, mbulojnë muret e habitatit të arinjve, në të cilin ndodhen arinjtë kafe euroaziatike - Mariana dhe Toni. Krahas ngjyrave të shumta, piktuart tërheqin vëmendjen edhe me dy llojet e shpendëve grabitqarë të paraqitur aty, të cilët janë të mbrojtur nga rrjetiekologjik Natura 2000 – e parë në vendin tonë, shkaba griffon (Gyps fulvus) dhe shkaba mjekërr (Gypaetus barbatus).
Ukrainasit Andrij Pallvall iu desh rreth një javë për të pikturuar grafitin e madh në kopshtin zoologjik të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe, arinjtë u futën në kafazët e tyre të brendshëm. Sipas idesë së tij, në grafitin me shkaba ka edhe një ari të murrmë. Imazhet janë realizuar fal iniciativave të përbashkëta të "Ballkanit të Gjelbër" dhe Kopshtit Zoologjik të Sofjes në kuadër të një projekti për mbrojtjen e biodiversitetit në Bullgari.
Artisti Andrij Pallvall është një biolog ornitolog. Në fillim të luftës në Ukrainë, ai u zhvendos këtu me familjen e tij - gruan dhe tre fëmijët. Që atëherë e deri më tani, së bashku me organizatën për mbrojtjen e mjedisit "Ballkani i Gjelbër", ai ka pikturuar një grafit masiv të një skifter gjahu (Falco cherrug) në Stara Zagora - ai është skifteri më i madh në Bullgari, me statusin e një specie të rrezikuar në mënyrë kritike dhe habitatet e tij mbrohen nga rrjeti ekologjik Natura 2000. Gjithashtu me një një rosë gushëkuqe (Branta ruficollis), artisti nga Ukraina ka zbukuruar fasadën e Bibliotekës në fshatin Bëllgarevo.
Foto: Ballkani i Gjelbër
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloFroll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..
Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..