Në kopshtin zoologjik të Sofjes mund të shihen grafite gjigante. Imazhet shumëngjyrëshe, njëri prej të cilëve 265 metra katrorë dhe tjetri - 370 metra katrorë, mbulojnë muret e habitatit të arinjve, në të cilin ndodhen arinjtë kafe euroaziatike - Mariana dhe Toni. Krahas ngjyrave të shumta, piktuart tërheqin vëmendjen edhe me dy llojet e shpendëve grabitqarë të paraqitur aty, të cilët janë të mbrojtur nga rrjetiekologjik Natura 2000 – e parë në vendin tonë, shkaba griffon (Gyps fulvus) dhe shkaba mjekërr (Gypaetus barbatus).
Ukrainasit Andrij Pallvall iu desh rreth një javë për të pikturuar grafitin e madh në kopshtin zoologjik të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe, arinjtë u futën në kafazët e tyre të brendshëm. Sipas idesë së tij, në grafitin me shkaba ka edhe një ari të murrmë. Imazhet janë realizuar fal iniciativave të përbashkëta të "Ballkanit të Gjelbër" dhe Kopshtit Zoologjik të Sofjes në kuadër të një projekti për mbrojtjen e biodiversitetit në Bullgari.
Artisti Andrij Pallvall është një biolog ornitolog. Në fillim të luftës në Ukrainë, ai u zhvendos këtu me familjen e tij - gruan dhe tre fëmijët. Që atëherë e deri më tani, së bashku me organizatën për mbrojtjen e mjedisit "Ballkani i Gjelbër", ai ka pikturuar një grafit masiv të një skifter gjahu (Falco cherrug) në Stara Zagora - ai është skifteri më i madh në Bullgari, me statusin e një specie të rrezikuar në mënyrë kritike dhe habitatet e tij mbrohen nga rrjeti ekologjik Natura 2000. Gjithashtu me një një rosë gushëkuqe (Branta ruficollis), artisti nga Ukraina ka zbukuruar fasadën e Bibliotekës në fshatin Bëllgarevo.
Foto: Ballkani i Gjelbër
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloNjë laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..